Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në afërsi të Gjykatës në Pejë.
Nga ky rast kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa i dyshuari ka përfunduar në duart e Policisë.
Sinjali mëson se rasti ka qenë hakmarrje për ngjarjen që ka ndodhur te Ujvara e Mirushës, ku mbeti një i vrarë. Sipas informacioneve, i dyshuari ka qëlluar me kallash pas shpalljes së aktgjykimit, kur Gjykata i liroi katër persona për lëndim të lehtë trupor.
“Nga të shtënat e armës se zjarrit janë lënduar rende dy persona te cilët sipas informatave janë në gjendje të rendë”, ka deklaruar Shkodran Nikçi.


























