Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar homologun amerikan, Donald Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, i cili është ende duke vazhduar, Zelensky tha se garancitë e sigurisë janë një çështje ‘e rëndësishme’ për ukrainasit.

Zelensky u pyet nëse do të merrte në konsideratë heqjen dorë nga kërkesa e tij për t’u bashkuar me NATO-n në mënyrë që t’i japë fund luftës.

Ai tha se anëtarësimi në NATO është një çështje shumë e rëndësishme për ukrainasit dhe u takon atyre dhe aleatëve të Ukrainës të vendosin se ku ndodhet vendi.

“Gjëja më e rëndësishme për njerëzit në Ukrainë që janë nën sulm është të kenë garanci sigurie”, tha Zelensky, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se dëshiron garanci dypalëshe sigurie nga Trumpi.

Related Posts