Drin “makazze” Shaqiri ka qenë fantastik në gjysmëfinalen e Thunderpick World Championship, ku NaVi mposhti The Mongolz, për të avancuar në finale.

NaVi arriti regjistroi fitore në mape me rezultat 2:1, në përballjen që ishte shumë e barabartë nga fillimi.

Fillimisht në “de_mirage”, NaVi regjistroi një përmbysje të madhe për të fituar me rezultat 13:9, ku “makazze” arriti të bënte 20 eliminime, një më pak se rumuni Mihai “iM” Ivan me 21 sosh, që rezultoi të jetë më i vlerësuari me notën 1.85.

Pas kësaj, mongolët u rikthyen në “de_nuke” për të fituar me rezultat bindës 3:13, ku shkëlqeu Sodbayar “Techno” Munkhbold me 18 eliminime.

Megjithatë, në mapin vendimtar “de_ancient”, NaVi ishte plotësisht më e mirë për të fituar me rezultat 13:10, ku “makazze” kompletoi edhe 19 eliminime.

Kësisoj, në të tre mapat – kosovari ishte më i miri me plot 46 eliminime dhe një vlerësim prej 1.22. Mbetet të shihet nëse ai do të arrijë ta tregojë kualitetin edhe në finale, ndaj skuadrës braziliane Furia.

Related Posts