Vedat Bajrami ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore ndaj Xhulit, pas deklaratave të saj në podcast-in e fundit, të cilat i konsideron shpifëse dhe fyese.

Sipas pretendimeve të palës së Vedat Bajramit, deklaratat e bëra nga Xhuli në podcast kanë cenuar rëndë dinjitetin dhe personalitetin e tij. Për këtë arsye, Bajrami ka vendosur që çështjen ta adresojë përmes procedurave ligjore, duke ia besuar trajtimin Gjykatës Kompetente.

Ndërkohë, përfaqësuesja e tij ligjore, Besjana Ismajli ka bërë të ditur se autorizimi i saj kufizohet në përfaqësimin e Bajramit para gjykatës dhe se nuk është e autorizuar të japë detaje të tjera për rastin.

“Autorizimi im nga z. Vedat Bajrami kufizohet në përfaqësimin e tij para gjykatës. Nuk jam e autorizuar të konfirmoj apo të bëj publike informacione lidhur me këtë çështje. Qëndrimet tona do t’i paraqesim në gjykatë, në kuadër të autorizimit dhe besimit që më është dhënë”, thuhet në deklaratën e saj.

Tashmë, çështja pritet të trajtohet në rrugë ligjore, ndërsa pretendimet e palëve do të shqyrtohen nga organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts