Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij është “shumë afër” rikthimit në formën më të mirë para ndeshjes me Bournemouth.
City vjen pas një serie të mirë rezultatesh, megjithëse humbi ndaj Aston Villas javën e kaluar.
“Nuk jemi ende në nivelin më të mirë, por jemi afër”, tha Guardiola.
Ai shtoi se atmosfera në ekip është pozitive dhe se Rodri pritet të rikthehet pas dëmtimit.

























