Astrit Isufi është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Gollubovc të Malishevës.
Klankosova ka mësuar gjithashtu se i dyshuari është dhëndri i viktimave dhe vjen nga një fshati i Komunës së Drenasit.
Burime të Klankosova kanë pohuar se i dyshuari është në arrati, dhe se në vendin e ngjarjes ishte gjetur një armë zjarri.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.
“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
























