Propozimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë, nuk po i pëlqen avokatit Arianit Koci.
Kjo për shkak që, siç thotë Koci; në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, nuk duhet të lejohet asnjë ditë fushatë.
Koci shton se “në këtë gjendje me pandeminë, politikanëve duhet me ju ardhë turp vetëm me mendu në kampanja dhe tubime zgjedhore”.
Shkrimi i plotë:
Jo të shkurtohet fushata zgjedhore, por të mos mbahet hiç kësaj rradhe.
Në këtë gjendje me pandeminë, politikanëve duhet me ju ardhë turp vetëm me mendu në kampanja dhe tubime zgjedhore.
Televizione kemi, dhe partitë politike aty mund t’i shpalosin programet dhe premtimet e veta.