• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shumë investim për shkatërrimin e projektit “Guxo”

9 months më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Nga Dren Dushi –  02/09/2021


Nuk eksagjëroj nëse them se projekti “Guxo” me protagonistë Dr. Vjosa Osmanin (tashmë Presidente), Donika Gërvalla, Dr. Haxhi Avdylin, Jeta Statovcin, Faton Pecin e të tjerë, është projekti i cili mundësoi ndryshimin e madh që ndodhi në Kosovë me 14 shkurt. Pa këtë projekt, Lëvizja Vetëvendosje nuk do ja arrinte të kryente me sukses misionin e saj të kahmotshëm; pensionimin e politikanëve të fondit 3% dhe fondit “Vendlindja Thërret”. 

Lëvizja Vetëvendosje nuk u tregua aspak egomane kur i distribuoj një hapsirë të konsiderueshme pushteti një organizimi politik siç ishte projekti “Guxo”, nën presionin e kohës, pa financa, me një lidere që mbulonte Presidencën dhe Kreun e Kuvendit e që kishte fare pak kohë për këtë projekt, në një kohë pandemie shëndetësore dhe politike. Për më tepër, LVV ofroi logjistikën e saj mirë të organizuar në shërbim të kandidatëve të Listës “Guxo”, meqë ata treguan dhe po tregojnë respekt të madh për idealistët e ndryshimit të rreshtuar me këtë projekt. 

TË NGJASHME

Nuk ka postime

Nga ky projekt ka shumë frikëra si pasojë, kur “Guxo” do strukturohet, ketë organet e saj, adresën dhe aktivitetin e saj, të dëmtuarit politik të saj (sundimi i vjetër) do jenë akoma më të dëmtuar, në mos të cënuar në ekzistencën e tyre politike.

Projekti “Guxo” nuk presupozon vetëm në marrjen e një cope pushteti, por në ndërtimin e një të ardhme politike të standardeve evropiane, pa egomanë, pa inate e zili, pa hakëmarrje, dhe me parime të fuqishme demokratike. Dy gratë e fuqishme të këtij projekti, tashmë Presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja Donika Gërvalla qenë përjashtuar nga LDK në formën më perfide të mundshme, dhe sigurisht, që parimi bazë i projektit “Guxo” qe i vendosur të jetë mos përjashtimi i vullnetarëve politikë, jo domosdoshmërisht vullnetarëve jo idealistë, që në politikë hyjnë vetëm për një vend pune. 

Nën hijen e Presidentes Vjosa Osmani, një profesioniste dhe person parimor (çfarë tregoi edhe respekti i elektoratit për të), projekti “Guxo” do jetë nën drejtimin e Ministres Donika Gërvalla e cila njeh politikën në Kosovë nga një këndvështrim më evropian. Sigurisht, duke qenë se karizma e Zonjës Gërvalla është e fuqishme (dëshmuar nga fuqia e saj elektorale), grupet e interesit të lidhura me sundimin politik të vjetër janë angazhuar me tërë fuqitë e tyre që këtë projekt politik ta shpallin sa më parë të dështuar. 

Tendenca për ta dështuar projektin politik “Guxo” fillimisht niset nga fakti se Kosova ka mungesë të madhe kuadrosh profesionale dhe tepri të punë-kërkuesve që shpesh, ndonëse mund të jenë larg profesionalizmit e afër mediokritetit ia mësyejnë politikës siç i mësyhet një agjencie punësimi. Këtij problemi është e vështirë t’i qaset secila parti politike në Kosovë, dhe do e ketë të vështirë t’i qaset edhe lidershipi i projektit “Guxo”, kur të jetë bërë edhe de-jure përmes një procesi demokratik (meqë çdo proces tjetër është fatal). Aktualisht, projekti “Guxo” është në shërbim të tranzicionit politik në Kosovë, para se të jetë nën shërbim të vetkrijimit i cili nuk është proces urgjent. 

Media të caktuara (apo kompani shantazhuese dhe propaganduese) në shërbim të sundimit politik të vjetër, tashmë është e dukshme se kanë hartuar një strategji se si të arrihet që pas çdo fjale, kritike, këshille apo reagimi, të tentojnë të ndezin fitilin e konfliktit mes LVV-së dhe projektit “Guxo”, gjithënjë duke llogaritur në të kaluarën, amatorizmin, zilinë dhe lakminë e projektit PSD. Por kritika nuk duhet marrë armiqësi. 

I tillë është rasti me Deputetin e Listës “Guxo” Burim Karameta, i cili kritikoi Ministrin e Shëndetësisë Vitia (një nga politikanët më me ndikim në Kosovë) për përshpejtimin e shpërndarjes së variantit Delta të Kovid 19. Dhe tërë aparatura mediale e sundimit të vjetër sikur u gëzua dhe bëri gati festën e “luftës” LVV-Guxo. Por kjo aparaturë primitive propaganduese, nuk po arrinë të kuptojë se kritika, nuk nënkupton apriori edhe zili, inat, dhe destabilizim politik apo prishje të balancave politike të vendosura nga një pjekuri e lartë politike e krerëve të LVV-së dhe Listës “Guxo”. 

Kosova ka nevojë që të ndryshoj standardin politik, të zezës t’i thuhet e zezë, edhe kur nuk na pëlqen. Në Kosovë hynë 1 milion qytetarë nga jashtë, nga gjithë bota, për dy muaj Kosova u shndërrua në Hong-Kong, dhe sigurisht në kohën e shpërndarjes së variantit Delta. Gjendja pandemike nuk është rezultat vetëm i masave (të diskutueshme) të rekomanduara nga Instituti i Shëndetësisë Publike, por edhe i efikasitetit të Policisë dhe Inspektorëve, kulturës së përgjithshme qytetare e rrethanave tjera. Çdo masë është kundërshtuar edhe nga biznesi në Kosovë por edhe nga qytetarët në përgjithësi, duke vështirësuar punën e Qeverisë dhe sidomos të Ministrit Vitia. 

LDK-së nuk i konvenon të vazhdoj projekti “Guxo”, por nuk i konvenon as PDK-së, meqë kjo e fundit pa LDK-së është si një selektor ekipe futbolli pa lojtarë, PDK nuk mund të kthehet në pushtet asesi pa LDK-në, dhe anasjelltas. Por projekti “Guxo” është i pa dëshiruar edhe për AAK-në, partia e fundit e vogël që ka mbijetuar në skenën politike, si rezultat i tërë kësaj skene politike, projekti “Guxo” është një projekt shumë i vështirë dhe kërkon tepër durim e maturi politike, vendosshmëri dhe idealistë për vlerat dhe parimet që përfaqëson. 

Lëvizja Vetëvendosje me profesionalizmin e saj politik që ka në Kryesi, duhet të vazhdoj politikën e saj respektuese për projektin “Guxo”, përherë duke pasur parasysh se ky projekt nuk ka indicie dëmtimi për LVV-në, përkundrazi. Ishte misioni për pensionimin e një standardi politik tepër të pa rafinuar dhe korruptuar në themel që inicoi bashkimin e një brezi të ri politikanësh në Kosovë, dhe ky projekt nuk duhet të bie në grackat e sundimit të vjetër, të cilat do jenë të pa ndalshme dhe patetike. 


Për veprimet dhe përgjegjësitë e projektit “Guxo”, mund të flitet pasi të jenë marrë përgjegjësitë de-jure në një proces të formimit dhe regjistrimit në KQZ. Deri në këtë kohë, nuk mund as të dorëhiqesh nga diçka që s’ke dorë, dhe as të kërkosh përgjegjësi nga një projekt i cili akoma nuk është bërë. Deri në momentin e bërjes, projekti “Guxo” do sulmohet nga shumë anë, madje edhe nga brenda, mbijetimi i këtij projekti do varet kryekëput nga aftësia dhe idealizmi i atyre që e filluan, por akoma më shumë do varet nga aftësia e saj për të qenë sa më demokratike, meqë demokracia e mirëfilltë mban nën kontrollë egot dhe bajraktarizmin tonë si pjesëz primitive kulturore nga e kaluara. 

Etiketa: Dren DushiLista GUXO
Postimi paraprak

Melinda Ademi ‘ndez’ rrjetin me fotografitë në bikini

Postimi tjetër

Publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”

POSTIME TË NGJASHME

Nuk ka postime
Postimi tjetër

Publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”

Arianit Koci: Jo të shkurtohet fushata zgjedhore, por të mos mbahet hiç kësaj rradhe

Përsëri rekord gjobash kundër COVID-19

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Ky është shteti që sot u deklarua për mbështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

May 17 2022

Ky është punëtori i Neptunit që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve

May 17 2022

Tërheqja e mjeteve nga Trusti – vjen lajmi i fundit

May 16 2022

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

May 16 2022

Bislimi flet për vizitën e Kurtit në SHBA: Kryeministri i parë që po bën përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat

May 16 2022

MË TË LEXUARAT

  • Gjenerali ukrainas që parashikoi saktë datën e fillimit të agresionit rus: Kundër Putinit po përgatitet puç

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Flet për herë të parë nusja që rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit: Doja të merrja dhi dhe pula

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është shteti që sot u deklarua për mbështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkencëtari zbulon vendin ku ekzistojnë alienët në galaktikën tonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është punëtori i Neptunit që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.