El Salvadori u bë këtë të martë vendi i parë në botë që zyrtarizon si monedhë të vetë Bitkoinin krahas dollarit.
Autoritetet shtetërore thonë se prej kësaj lëvizjeje vendi do të përfitojë miliarda dollarë, por nuk ndajnë të njëjtin mendim me analistët që paralajmërojnë se kjo mund të nxisë pastrimin e parave të pista në vend.
Me këtë ndryshim të bërë në financat e vendit amerikan bizneset duhet të pranojnë pagesën me bitcoin krahas dollarit amerikan.
Presidenti Nayib Bukele, icili ka nxitur miratimin e përdorimit të kriptomonedhës, thotë se kjo do t’i ndihmojë salvadorianët të kursejnë miliona dollarë që qeveria llogarit se shpenzohen çdo vit në komisione për dërgesa parash.
Për të nxitur këtë nismë të re, që disa e cilësojnë edhe si eksperiment tejet guximtar, presidenti Bukelele i ka premtuar çdo qytetari 30 dollarë bitcoin nëse pajisen me një kuletë digjitale qeveritare.
Ndërkohë, paqëndrueshmëria e kriptomonedhës ka sjellë debate të shumta jo vetëm në El Salvador, por edhe anekënd botës, ku brenda ditës monedha ka rastisur të zhvlerësohet me qindra dollarë.
Skeptikët thonë se bitcoini mund të rrisë rreziqet financiare për vendin e Amerikës Qendrore, dhe ta kthejë vendin në një lavatriçe parash të pista, ndërsa vetë presidenti ndodhet në listën e zezë amerikane të emërtuar “Lista Engel”, i akuzuar për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Qytetii El Zonte, një zonë bregdetare, synon të bëhet një nga ekonomitë e para që përdo rbitcoinin si monedhë të vetën në botë. Qeveria ka instaluar aty pajisje që bëjnë të mundur konvertimin e bitcoinit në dollarë dhe të tërhiqet pa komision nga kuleta dixhitale.
Kriptomonedha Bitcoin ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme, duke u rritur në më shumë se 64,000 dollarë në prill dhe duke rënë në 30,000 dollarë në maj të këtij viti, gjë që ka shkaktuar shqetësim të madh te investitorët seriozë.