Në vitin 2018, Range Rover Sport u bë famoz pasi ngjiti 999 shkallët e Heaven’s Gate në Kinë, një lëvizje spektakolare që forcoi reputacionin e Land Rover dhe u kthye në sukses të madh marketingu.
Dhe së fundmi, Chery tentoi të përsëriste skenarin me Fulwin X3L, një SUV me ngjashmëri të theksuar me Defender-in, por gjithçka shkoi keq.
Kështu, gjatë ngjitjes, rreth tre të katërtave të shkallëve, u dëgjua një zhurmë e fortë dhe një pjesë e zezë u shkëput nga makina, e cila humbi kontrollin dhe doli djathtas.
Mjeti humbi fuqi, u ndal dhe më pas filloi të rrëshqasë mbrapa, duke goditur një parmak dhe duke rrëzuar një gardh.
Ngjarja u bë virale dhe u kthye në një siklet të madh për kompaninë kineze.
– YouTube www.youtube.com
Chery kërkoi falje, duke thënë se testi ekstrem i 12 nëntorit u ndërpre për shkak të një incidenti të papritur.
Hetimi paraprak tregoi se një litar sigurie ishte shkëputur dhe ishte ngatërruar te rrota e djathtë, duke shkaktuar humbjen e fuqisë dhe përplasjen.
Chery premtoi të mbulojë dëmet dhe të përmirësojë vlerësimin e rreziqeve në të ardhmen.
























