Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për përdorimin e gjuhës së ashpër ndaj partisë së tij gjatë katër viteve të fundit.

Mustafa, në “DPT te Fidani”, tha se Kurti dhe ministrat e tij kanë përdorur fjalor degradues dhe ofendues ndaj çdo politikani që nuk i përkiste Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjatë gjithë këtyre katër viteve, Kurti dhe të gjithë ministrat e deputet e tij kanë pasur gjuhën më të ashpër, më të vrazhdë, më degraduese, më denigruese, më ofenduese ër të gjithë politikanët që s’kanë qenë të VV-së, dhe është e pamundur që pas katër vitesh t’u dërgosh një letër dhe t’u thuash “a di çka po e harrojmë të kaluarën”, njerëzve që u ke thënë “tradhtar të kombit”, tha ai.

Po ashtu, Mustafa shtoi se ai nuk e konsideron të shëndetshme që një qeveri e pakicës të udhëheqë vendin.

Sipas tij, shumica e qytetarëve të Kosovës janë të vetëdijshëm që negociatat dhe marrëveshjet e rëndësishme nuk mund të bëhen me letra publike.

“Konsiderojmë se nuk është e shëndetshme që të votohet një qeveri e Pakicës. Sa i përket letrave të VV drejtuar LDK-së, shumica e Kosovës janë të vetëdijshëm që negocimet nuk bëhen me letra publike”, tha Mustafa.

Ndiqeni videon për më shumë:

 

Related Posts