Klubi i Ballkanit pritet të bëj goditjen e vitit në futbollin e Kosovës.
Indeksonline përmes burimeve mëson se janë shumë afër marrëveshjes me super sulmuesin e njohur kosovar, Besart Berisha.
Golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Australisë, do të rikthehet në Kosovë.
Berisha ka pasur edhe negociata me klubin e Prishtinës, por skuadra nga Suhareka pritet që të nënshkruaj me super sulmuesin.
Besart Berisha në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Ëestern United në Australi ku shënoi 26 gola dhe dhuroi 3 asistime.
Kosovari shihet si njëri nga futbollistët më të mirë që kanë luajtur në Ligën e Australisë.