Besim Kelmendi është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës, propozimi për shkarkimin e Kelmendit u miratua me pesë vota për, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në vend të Kelmendit, si u.d Kryeprokuror i Shtetit u caktua Agron Qala.
Derisa, gjatë diskutimit pas propozimit për t’u futur në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe katër anëtarë të tjerë të Këshillit Prokurorial të Kosovës lëshuan mbledhjen, duke thënë se po tentohet shkatërrimi i sistemit.























