Policia e Kosovës është deklaruar rreth zjarrit që ndodhi pas mesnate në objektin e Royal Mall” në Prishtinë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në parkingjet e këtij objekti, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Siç ka konfirmuar ai, nga informacionet fillestare nuk ka persona të lënduar nga rasti në fjalë.
“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.























