Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se do të jenë fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Haziri tha se ky vit ka qenë i humbur për shkak të politikës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Tutje, ai theksoi se shpresa e vetme për Kosovën mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila, sipas tij, ndërton bashkëpunim dhe stabilitet.
“Fitues të këtyre zgjedhjeve! Vit i humbur për shkak të politikës së partisë së parë, VV, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Shpresa e vetme për Kosovën mbetet LDK, e cila ndërton bashkëpunim dhe stabilitet. Këto janë parakushte për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, integrim europian dhe përafrim me NATO. Shpresa në LDK të bëhet besim e mbështetje, është opsioni i vetëm”, përfundoi Haziri.























