Klubi i futbollit KF Dukagjini nga Gjakova, që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të futbollistit të tyre, Bajram Rragamajt.
Përmes një njoftimi të lëshuar në rrjetet sociale, klubi gjakovar ka shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit, duke e vlerësuar vdekjen e tij si humbje të madhe për familjen dhe komunitetin sportiv.
“Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë”, thuhet në reagimin e klubit.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1523059009612551&set=a.559026732682455&type=3&ref=embed_post



















