Gjiganti katalanas, Barcelona, po e monitoron me vëmendje situatën e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, qendërmbrojtësi gjerman ka një klauzolë lirimi prej 50 deri në 60 milionë euro, e cila është e vlefshme ekskluzivisht vetëm për tre klube të mëdha evropiane, Barcelonën, Real Madridin dhe Liverpoolin.

Megjithatë, kjo klauzolë hyn në fuqi vetëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo do të thotë se nëse drejtuesit e Barcelonës vendosin të tentojnë transferimin e tij qysh në afatin e dimrit, Borussia Dortmund nuk është e detyruar ta shesë me atë çmim dhe mund të kërkojë çfarëdo shume që e sheh të arsyeshme për ta lënë të lirë lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts