Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në këtë seancë mungon dëshmitari Shaban Murseli. Ai nuk është gjetur në adresën e dhënë nga gjykata. Sipas deklarimit të nipit të tij, Shabani jeton në Suedi.

Mësohet se të premten, rreth orës 14:30, ai ka kontaktuar gjykatën nga një numër suedez dhe ka njoftuar se nuk mund të paraqitet në këtë shqyrtim gjyqësor.

Prokuroria e rastit, Javorka Perlinçoviq ka deklaruar se Shaban Murseli “nuk është i qasshëm për organet e drejtësisë” dhe se është i lajmëruar vetëm përmes telefonit. Për shkak të mos-prezencës së tij në seancën e sotme, Prokuroria ka propozuar që deklarata e dhënë më herët në polici të lexohet si provë, “me qëllim të racionalitetit të kësaj procedure penale”.

Related Posts