Ajo është njëra prej modeleve e artisteve shqiptare që merr vëmendje sa herë që publikon imazhe e video në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Peja, e cila edhe këtë herë bëri një gjë të tillë me paraqitjen e radhës.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion njerëz vetëm në Instagram, ka publikuar një video nga palestra.
Siç ndodh zakonisht që njerëzit në ushtrime të duken më sportivë e me atlete, ajo këtë herë u shfaq në një mënyrë të pazakontë.
Në video, 27-vjeçarja vjen me një fustan të shkurtër blu e me take gjë që ka bërë të marrë edhe reagime nga ndjekësit.
Sidoqoftë, ylli nga Peja duket në formë të mirë dhe kjo vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit që ka ndaj palestrës.
Sa i përket projekteve muzikore, i fundit mbetet “Money” që e solli në bashkëpunim me reperin Fero në fillim të muajit shkurt.