Dyshohet se në Lushnje, është qëlluar në drejtim të një veture, duke u aluduar kështu për një atentatë të mundshëm.

Siç raporton Top Channel, ende nuk dihet për të lënduar, e as ndaj kujt është qëlluar.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshimet edhe më shumë për atentat.

Related Posts