Ditën e djeshme, një grua nga Peja ka raportuar për dhunë në familje.
E njëjta ka denoncuar në polici për dhunë djalin dhe bashkëshortin e saj.
Njoftimi i plotë i policisë, në raportin 24 orësh:
Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare,i dyshuari mashkull kosovar-djali i saj së bashku me bashkëshorten e tij, në vazhdimësi janë duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























