Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe me prapavijë politike.

Hamza ka deklaruar se shtyrjet e njëpasnjëshme vetëm sa e forcojnë bindjen se Gjykata Speciale nuk po vepron mbi parimet e drejtësisë.

Sipas tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë të mbahen peng nga një proces që ai e ka cilësuar të padrejtë dhe të pafund.

Postimi i plotë:

Shtyrja e përsëritur e afatit për vendimin përfundimtar në rastin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së vetëm sa e rikonfirmon se Gjykata Speciale në Hagë po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë të mbahen peng të këtij procesi të padrejtë dhe të pafund. Paraburgimi i stërzgjatur u është shndërruar atyre në një dënim të padrejtë dhe Gjykata Speciale, përveç se e ka humbur besimin tonë dhe e ka devijuar misionin e saj, po e thellon gjithnjë e më shumë edhe pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë.

Çdo ditë e një procesi të padrejtë është e papranueshme dhe 16 shtatori është datë e largët për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts