Eris Bajra, kampion IBO Youth ashtu edhe WBO Youth Welterweight në kategorinë e të rinjve do të rikthehet në ring me 13 dhjetor.

Boksieri i talentuar shqiptar me 13 dhjetor do të ndeshet në Stamboll me Makaveli Mponji – boksierin nga Tanzania, shkruan GazetaBlic Sport.

Bajra në tetë ndeshje ka 7 fitore, 4 me K.O dhe një humbje, teksa Mponji ka 12 ballafaqime, 10 fitore dhe 2 humbje.

Ky duel zhvillohet në Stamboll në kuadër të WBO dhe IBO në peshat e lehta, për kampion bote.

Por, kush është Eris Bajra?

Bajra fillimisht ishte kiksbokser, teksa kaloi në boks në vitin 2020. Që atëherë lufton në mënyrë profesionale dhe vazhdon të grumbullojë fitore.

Në shtator 2024 fitoi titullin “IBO World Youth” në peshën e lehtë përmes një fitoreje me pikë kundër Raul Ugueto.

Në maj 2025 u kurorëzua si kampion zyrtar botëror i WBO – një moment historik në karrierën e tij dhe një arritje e rëndësishme.

Ai mposhti, ndër të tjera, ish-kampionin WBC dhe IBF, Viorel Simion.

Më poshtë keni pamje nga stërvitjet intensive të Bajrës për këtë ballafaqim fantastik:

https://streamable.com/325lzf?quality=highest

Related Posts