Fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale në Kosovë ka hyrë në 10 ditëshin e fundit.
Kandidatët për Këshilltar komunal kanë kërkuar e ftuar qytetarët që të besojnë në idetë dhe premtimet e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Njëra nga kandidatet që po synon një ulëse në Kuvendin komunal të Prishtinës është gazetarja Adelinë Sahiti e cila garon nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.
Ajo ka radhitur 10 arsye pse prishtinasit duhet ta votojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Në këto zgjedhje kam hyrë me besimin e plotë që do të dal triumfuese. Kur e them këtë kam parasysh bagazhin profesional që kam dhe kontributin që kam dhënë për komunitetin sa herë që më është dhënë mundësia.
10 arsye pse duhet prishtinasit të më votojnë:
1. E guximshme (për të ndaluar e vepruar gjithherë kundër çdo të keqeje)
2. Parimore ( asnjëherë interesin personal se kam vënë para parimeve që kam pasur)
3. Këmbëngulëse ( asnjëherë s’jam dorëzuar para sfidave, kam vazhduar të luftoj për të arritur aty ku dua)
4. E sinqertë (gjëra ose duhet të bëhen me zemër ose jo)
5. E përkushtuar (çdo punë që kam bërë e kam kryer me përkushtim e angazhim të plotë)
6. E pakompromis (ndaj të keqes)
7. Humane ( për vite të tëra vullnetare në Kryq të Kuq e organizata rinore, në shërbim të kominitetit)
8. E afërtë dhe bashkëpuntore ( çdoherë bëhem pjesë e ekipit për të kontribuar në arritjen e sukseseve të përbashkëta)
9. Iniciativa është diçka që më ka shoqëruar gjithmonë.
10. Kreative ( gjithmonë besoj se ka një mënyrë më të lehtë e më praktike për të zgjedhur problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohemi).