Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me ShBA-në dhe ende nuk dihet se kur do të mund të rikthehet i njëjti. Dialogu strategjik i SHBA-së me Kosovën thuhet të ketë qenë pjesë e  diskutimit të presidentes Osmani me zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. Osmani tha se ka folur për hapat përpara dhe veprimet që duhet t’i ndërmerr Kosova në mënyrë që dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthehet.

Por në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë ditë më parë kanë thënë se SHBA-ja po kërkon hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit. Ndërkohë në Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të nënshkruar nga presidenti Trump shqyrtimi i vendosjes së Dialogut strategjik me Kosovën e po ashtu edhe Serbinë përmendet pasi të jetë përmbushur kushti që del nga Zbatimi i Aneks Marrëveshjes.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare

“Pasi të jetë arritur përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me të dyja vendet, çka mund të përfshijë— (A) vendosjen e dialogut strategjik dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe (B) avancimin e iniciativave konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet; dhe (4) Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke”.

Profesori universitar i Integrimit Evropiane, Gazmend Qorraj vlerëson se pa krijim të institucioneve të reja si dhe përparim në dialogun me Serbinë, nuk mund të ketë rikthim të dialogut strategjik me ShBA-në. Sipas tij institucionet duhet të jenë  të matura në veprimet e tyre në mënyrë që të ruhen raportet me SHBA-në.

Dialogu strategjik me ShBA është politikisht i pazëvendësueshëm është jetik për Kosovën por kusht është  krijimi i institucioneve të reja…besoj se do të ketë edh përparim në dialog. Viti që vjen duhet të kurorëzohet me përparim në dialogun me Serbinë. ..Duhet të jemi të kujdesshëm dh eta strukturojmë qasjen tonë”, tha Qorraj për RTV21.

Dialogu strategjik i SHBA-së me Kosovën kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të qytetarëve amerikan dhe kosovarë.

Sekretari i Këshillit të marrëdhënieve shqiptaro amerikane, Burim Rexhaj thotë se autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë çmos që vendi të rikthehet në këtë proces.

Related Posts