Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka ndarë pamje nga përgatitjet për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u shpreh e entuziazmuar për festën që do të mbahet mbrëmjen e së hënës në shoqëri të miqve kosovarë.
“Të entuziazmuar të ndajmë me ju përgatitjet që po bëjmë, teksa sonte do të festojmë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me miqtë tanë kosovarë”, thuhet në postimin e ambasadës.
Festimet pritet të mbledhin përfaqësues të institucioneve, diplomatë dhe mysafirë të shumtë për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm në historinë amerikane.



















