Një person është gjetur i shtrirë në terracën e një banese në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Bill Clinton”, rreth orës 17:55.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, ekipi i emergjencës si dhe zjarrfikësit.

“Viktima është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës, e më vonë me udhëzim të mjekut kujdestar është nisur për në QKUK”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.

Derisa detaje tjera për rastin nuk janë bërë të ditura.

Related Posts