Një person dyshohet se është zhdukur në liqenin e Batllavës, për çka autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, bëhet fjalë për një person rreth 25-vjeçar, i cili ishte në anije së bashku me gruan e tij dhe fëmijët.

Gjithnjë sipas burimeve, gruaja e tij në fillim kishte menduar se ai ishte duke notuar, ndërsa më pas e kuptoi se ai kishte telashe gjatë notimit.

Deri më tani, ekipet e FSK-së si dhe Policisë së Kosovës për kërkim-shpëtim ende nuk kanë arritur të gjejnë atë, ndërsa burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se tani më kanë kaluar rreth 4 orë që nga zhdukja e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Ndërsa Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts