Besim Hasani, është kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit e Kosovë, me numrin 22 në listë.

Ai njihet për kontributin e tij gati 50 vjeçar në sport, teksa dihet suksesi i madh i tij si President i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Besim Hasani, ka theksuar se do të angazhohet fuqishëm për realizimin e qëllimeve dhe vizionit të programit të PDK-së në shërbim të zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Hasani ka renditur disa nga prioritet e tij kryesore duke filluar nga mbështetja për kategoritë e dala nga lufta,angazhimi për zhvillimin e sportit, përmirësimi i arsimit, mbështetje për mediat dhe fjalën e lirë etj.

“Si deputet, angazhimi im është të punoj pa u lodhur për të arritur këto qëllime, duke e bërë çdo hap në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.Fjala e lirë, gazetaria dhe mediat e lira janë bazamenti i një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ky ka qenë, është dhe do të mbetet parimi im, si dhe angazhimi im për bashkëpunim të plotë me to” ka shkruar Hasani 

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova sot ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, qetësi dhe rezultate.

“Prandaj, me respekt e mirëprita Besim Hasanin në listën tonë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Besimi bëri punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore, duke hapur një epokë të re për sportin tonë dhe për medaljet që erdhën më pas. Kontributi i tij është një shembull i vizionit dhe përkushtimit. Me njerëz të tillë, Kosova ecën përpara. Bashkë, me energji të re dhe besim të plotë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

 

 

Related Posts