Nesër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, do të largohet një banor dhe pritet të hyjnë një ose dy.
Kujtojmë që hyrjet e fundit në shtëpi kanë qenë dyshja kosovare, DJ PM dhe DJ Dagz të cilët kanë hyrë në ditën e 32-të, e që nga ajo natë nga shtëpia janë larguar, Igli Zarka dhe Granit Cana.
Në media roze kanë filluar të lakohen emra të ndryshëm si banorë të mundshëm që të hyn nesër mbrëma, ndër më të përfolurit ka qenë emri i analistit, Meridan Ramçaj.
Ramçaj ka qenë pjesë edhe më herët pjesë e “Big Brother Albania” në sezonin e shtatë, teksa që nga ajo kohë është bërë fytyrë publike, duke u angazhuar edhe në politike e madje edhe në emisionin e dashurisë “Për’puthen” në rolin e opinionistit.
Dyshimet kanë nisur që nga një fotografi e publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku Ramçaj ka publikuar një televizion, duke shkruar “1,2,3… Prova”.
Televiziori i publikuar është ashtu si i që ndodhet në dhomën e dënimeve në shtëpinë e “Big Brother”.
Megjithatë, theksojmë se ende nuk ka asnjë konfirmim prej tij dhe as nga produksioni