Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës në Shqipëri, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Sipas informacioneve paraprake, turistët nuk kanë arritur të gjejnë rrugën për t’u kthyer, ndaj kanë aktivizuar sinjalin e emergjencës, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Pas marrjes së alarmit, në drejtim të zonës janë nisur ekipet e shpëtimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Policinë.

Aktualisht, ekipet po punojnë për lokalizimin e vendndodhjes së turistëve, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts