Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka thënë se sot ka pranuar një letër njoftuese nga avokati Tomë Gashi, që i drejtohet drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.
Në këtë letër, sipas tij, avokati Gashi e ka njoftuar drejtorin Kastrati, lidhur me të punësuarin e RTK-së Milaim Zeka, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale për katër vepra penale, përcjell Bota sot.
Hoxha ka thënë se është shqetësuese që Zeka merr pagë nga RTK-ja, pa shkuar fare në punë dhe pa kryer asnjë punë atje. Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë urgjentisht këtë rast.
Reagimi i Hoxhës në Facebook:
Sot kam pranuar nje leter njoftuese nga avokati Tome Gashi e cila i eshte drejtuar drejtorit te RTK-se, Ngadhnjim Kastrati.
Permes kesaj letre, avokati Gashi e njofton drejtorin Kastrati lidhur me te punesuarin e RTK-se Milaim Zeka i cili ka aktakuze nga prokuroria speciale per kater vepra penale:
1.Mashtrim te 920 personave
2.Shmangie nga tatimi
3.Pastrim parash
4.Fotografim dhe incizim i paautoruzuar
Ajo cka eshte edhe me shqetesuese, i punesuari Milaim Zeka nuk vjen fare ne pune dhe nuk kryen asnje detyre ne RTK, perderisa pagen e merr ne fund te cdo muaji.
Prokuroria do te duhej urgjentisht te merret me kete rast ne menyre qe pergjegjesit per ekzekutimin e pages se ketij personi te japin llogari per abuzim me parane publike.