Në Kuvendin Zgjedhor të Jashtëzakonshëm të klubit të Prishtinës sonte, Bekë Berisha është zgjedhur president i ri i klubit.
Bekë Berisha merr drejtimin e klubit pas dorëheqjes së Blerand Stavilecit, i cili deri para pak muajsh e ushtroi këtë pozitë dhe njihet për sukseset më të mëdha të klubit në histori, deri sa ai ishte pjesë e tyre.
Bekë Berisha njihet për shpirtin e tij sportiv dhe përkushtimin ndaj sportit. Ai është jurist me profesion, ndërsa një fakt i veçantë për të është dashuria e madhe që ka për sportet.
Para pak muajsh, Berisha ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.























