Shkruan: Gani Mehmetaj
Kur kalova për herë të parë pranë një vitrine të shtëpisë publike, në Stacionin e trenit në Bruksel me 1992, u habita dhe u skandalizova njëkohësisht. Vajza e re, lakuriq, ekspozonte hiret e veta në vitrinë mu si ekspozohej malli në cilëndo vitrinë të qytetit.
Big Brother ma kujtoi vitrinën e shtëpisë publike në Bruksel, por në transmetim të drejtpërdrejtë, “live” për milion burra e gra shqiptare.
Kjo vitrinë është futur në çdo shtëpi shqiptare, herë si vitrinë islamike me falje e namaz, herë si pamje perverse të ngërthimit intim, ndërsa shqiptarët ia kanë hapur sytë vitrinës për të parë intimitetet e burrit e të gruas në shtrat mu si ata që shihnin dikur fshehtas në parkun e qytetit a prapa ndonjë lisi në mal.
Ata që shihnin çiftet në park, i quanim voajerist pervers, të sëmurë mental.
Po shqiptarët, që ndjekin intimitetet në vitrinën televizive të Big Brother, janë pervers a të sëmurë mental?