Pasi mbërritën në Cyrih të Zvicrës, presidenti amerikan Donald Trump tani po shkon drejt Davosit.
Ekipi i Trump është në Marine One, helikopterin e presidentit, dhe do të udhëtojë drejt vendit të Forumit Ekonomik Botëror, i cili është pak më pak se 115 km në vijë ajrore, raporton BBC, transmeton Rilidjashqipare.

Fjalimi i presidentit të ShBA-së mbahet në kohën e tensioneve me liderët evropianë lidhur me Grenlandën.























