Matisse, vendi i njohur për kafe, do të rihapet së shpejti në Rrugën B, pas një procesi transformimi që përfshiu rifreskimin e ambientit dhe përmirësimin e shërbimit.

Rihapja do të sjellë një ambient krejt të ri dhe implementimin e sistemit Self Service (Vetëshërbim), me qëllim të ofrojë më shumë efikasitet, komoditet dhe liri zgjedhjeje për vizitorët.
Matisse do të jetë e hapur çdo ditë, duke filluar nga e shtuna, nga ora 07:00, duke mundësuar që vizitorët të shijojnë shërbimin e saj që nga orët e hershme të mëngjesit.

Për të shënuar rihapjen, janë planifikuar aktivitetet e mëposhtme:
Gjatë gjithë ditës së shtunë, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë kafe falas.
Nga ora 11:00, për të pranishmit është parashikuar një surprizë e veçantë, si shenjë mirëseardhjeje.

Rihapja e Matisses në Rrugën B tregon përkushtimin ndaj standardeve të larta të shërbimit dhe synimin për të ofruar një përvojë cilësore dhe të përmirësuar për klientët.
📍 Matisse – Rruga B
🕖 Orari i hapjes: çdo ditë nga ora 07:00

 

Related Posts