Kryeministri Kurti ka thënë se ish qeveritarët kanë aprovuar Ligjin për paga pasi që së pari ja kishin rritur pagat vetës me vendim të Qeverisë.
Kurti ka thënë se Ligji i pagave i hartuar nga qeveria e PAN-it ka betonizuar kaosin në administratën publike.
“Ligji i pagave i hartuar nga qeveria e PAN-it dhe i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese garantohet betonizim të kaosit i cili edhe ashtu vit pas vitit këto 20 vite ishte instaluar në administratën publike. Gjatë viteve 2018-19 kemi parë shpjegime të paqëndrueshme mbi ligjin për pagat nga ish qeveritarët dhe ish mazhoranca të cilët e aprovuan atë ligj pasi që se pari ja kishin rritur pagat vetës me vendim të Qeverisë e më pas as nuk e buxhetuan atë në vitin 2019”, ka thënë Kurti.
“Rriten pagat pa pasur rritje ekonomike, rriten paga për arbitraritete dhe pazare politike aq shumë sa që për 40% të pozitave nuk e dinin ku i kishin klasifikuar. Më shumë 34 mijë zyrtarë të shtetit nuk e gjenin vetën në këtë ligj, e ata që e gjenin ishin të pakënaqur. Ligj i cili kishte kosto mbi 100 milionë euro shtesë, përveç që ishte ligj elektoral ka pasur mangësi në formë dhe përmbajtje. Synimi nuk ishte të krijojë zgjidhje afatgjate as të rregullojë kaosin në të cilët gjendet sistemi i pagave në sektorin publik. Si subjekt kishim vërejtje lidhur me trajtimin parcial”, ka shtuar Kurti lidhur me Ligjin e Paga të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ai po ashtu ka thënë që është duke u punuar në një ligj i cili do të ju përgjigjet anomalive të identifikuara në ligjin e kaluar.