Detaje të reja kanë dalë lidhur me personin që u plagos sot me armë zjarri në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Shefi i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur për Sinjalin se i plagosuri, i moshës rreth 47-vjeçare, është dërguar nga Spitali i Pejës në QKUK.

Sipas tij, personi ka plagë nga arma e zjarrit, por për momentin gjendja e tij është stabile.

Ai po trajtohet në Qendrën Emergjente, ndërsa pritet të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejmë.

Sipas Policisë, i plagosuri kishte deklaruar se ishte vetëplagosur derisa po pastronte një armë të gjatë, ndërsa rasti po hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts