Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit ka bërë thirrje publike për ndihmë humanitare për Eljonisa  Krasniqin nga komuna e Skenderajt, e cila është diagnostikuar me leukemi akute mieloide (AML), një sëmundje e rëndë që kërkon trajtim të specializuar jashtë vendit.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, Eljonisa ka nevojë për trajtim urgjent në Gjermani, ndërsa kostoja totale e trajtimit arrin rreth 400.000 euro, shumë që familja e saj nuk është në gjendje ta përballojë.

Deri më tani, përmes donatorëve dhe njerëzve vullnetmirë janë mbledhur rreth 2.000 euro, por nevojitet solidaritet shumë më i madh për ta bërë të mundur këtë trajtim jetik.

Shoqata u bën thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve që të kontribuojnë sipas mundësive, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër shpresës dhe shërimit për Eljonisën.

Të dhënat për donacion:

  • Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
  • Emri: Eljonisa Krasniqi
  • IBAN: XK05150305000227802

Related Posts