Shqiptarë nga diaspora janë mbledhur sot në Cyrih të Zvicrës, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Tubimi po zhvillohet në sheshin Helvetiaplatz.

Protestuesit kanë dalë me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, ndërsa përmes tubimit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së.

Tubimi është organizuar nga një grup të rinjsh shqiptarë në Zvicër dhe, sipas organizatorëve, është lejuar nga Policia e Cyrihut.

Protesta në Cyrih është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts