Skuadra e Atletico Madrid dje shënoi fitore 3:0 ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Pas ndeshjes, lojtarët e klubit madrilen publikuan një foto në rrjetet sociale.

Me syze në zhveshtore, kjo foto i dedikohej Vedat Muriqit dhe bashkëlojtarëve të tij.

Para ndeshjes, skuadra e Mallorcas publikoi një foto me sulmuesin kosovar, me syze, pikërisht të njëjta që i vendosen lojtarët e Atleticos pas ndeshjes.

Vedat Muriqi bëri një super ndeshje, por nuk arriti të shënonte gol.

Kujtojmë që ai ka shënuar 14 gola gjatë këtij sezoni në ligë.

Related Posts