Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se sonte Kuvendi i Kosovës do të duhej të mbante seancë të jashtëzakonshme.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përmendur se kryeministri Albin Kurti nuk ndodhet në Kosovë, ndërsa ka pyetur se ku janë të tjerët.
“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme dhe thirrje për deputetët që të shkojnë në Kuvend. E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?”, ka shkruar Haradinaj.




















