Aaron Anselmino përshëndetet me bashkëlojtarët e tij te Borussia Dortmundi. Nuk i mban dot lotët.
Mbrojtësi argjentinas po rikthehet te Chelsea, pasi trajneri Liam Rosenior e sheh si perforcim gjatë gjysmësezonit të mbetur,

20-vjeçari u përshtat mjaft mirë te skuadra gjermane, ku në Bundesliga zhvilloi gjashtë ndeshje dhe shënoi një gol.
Chelsea e kishte blerë kartonin e plotë nga Boca Juniors gjatë vitit 2024 për 16 milionë euro.
Por, një sezon e kaloi te Boca si huazim dhe një pjesë të sezonit te Borussia Dortmundi në Gjermani.
An emotional farewell 🎥 pic.twitter.com/tiYMA1b58Z
— Borussia Dortmund (@BVB) January 26, 2026
























