Aksident mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pasditen e sotme në qendër të kryeqytetit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00 në rrugën “Agim Ramadani”, ku janë përfshirë dy automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana për Klankosova.tv.

Related Posts