Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është deklaruar rreth vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe.
Sipas ambasadës, ky vendim është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre” dhe minon partneritetin mes ShBA’së dhe Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka deklaruar për REL, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, janë si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10%, Partia Demokratike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, Srpska Lista 4.49%, Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosovah Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Inisitiativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%”, deklaroi Radoniqi.
Lista Serbe sot është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së.
“Presim që PZAP-ja ta shfuqizojë vendimin e turpshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të marrë një vendim në përputhje me ligjin”, deklaroi Igor Simiq.
Ai e cilësoi vendimin si “të paligjshëm, anti-serb dhe diskriminues”, duke shtuar se KQZ-ja ka mohuar “42.759 vota të serbëve”.
























