Disa të shtëna janë raportuar gjatë një eventi në kryeqytetin amerikan Uashington, ku po zhvillohej darka tradicionale “White House Correspondents’ Dinner”, në të cilën ishte i pranishëm edhe ish-presidenti Donald Trump.

Sipas autoriteteve, i dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance e Kalifornisë.

Shefi i Policisë së Uashingtonit, Jeffery W. Carroll, ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë një klient i hotelit ku po mbahej eventi. Ai ka shtuar se dhoma e tij është siguruar dhe po hetohet si pjesë e hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia amerikane ka konfirmuar se ende nuk ka një motiv të qartë për incidentin, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për të lënduar apo dëme të mundshme, ndërsa zona është vënë nën masa të shtuara sigurie menjëherë pas incidentit.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia pritet të dalë me informacione shtesë në orët në vijim.

Related Posts