Zyrtarë të policisë në Fushë Kosovë kanë arrestuar katër të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishin lënduar si rezultat i përleshjes.

Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit:

D.M,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;

R.M,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;

A.S,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

A.S,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se ndaj tyre është iniciuar një hetim dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Related Posts