Një rast i vjedhjes në një market në Hajvali ka përfunduar me identifikimin dhe ndalimin e një të miture, e cila dyshohet se kishte marrë para nga arka dhe ishte larguar me vrap.
Sipas deklarimit të arkëtares, gjatë kryerjes së pagesës në arkë, e mitura dyshohet se ka kapur me shpejtësi rreth 160 euro dhe është larguar menjëherë nga lokacioni.
Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë të marketit.
Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarën, e cila më pas ishte shpallur në kërkim policor.
Dje, ajo është ndaluar nga njësia policore dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve.
Sipas informatave të rastit, e mitura e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, ajo është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet për veprën penale “Vjedhje”.


















