Festat kombëtare janë momente që kërkojnë më shumë se një pushim të zakonshëm. Ato kërkojnë atmosferë, shërbim cilësor dhe përvoja që mbeten në kujtesë. Pikërisht për këtë arsye, Grand Blue Fafa Resort & Spa, një nga resortet më të spikatura të bregdetit të Adriatikut, prezanton ofertat speciale për Festën e Pavarësisë, të konceptuara për relaks, argëtim dhe komoditet maksimal.

I pozicionuar në Golem të Durrësit, resorti ofron një ambient modern dhe elegant, ku çdo detaj është menduar për t’u përshtatur me nevojat e familjeve, çifteve dhe grupeve të miqve që dëshirojnë të festojnë ndryshe.

Për këtë periudhë festive, Grand Blue Fafa Resort & Spa ofron dy alternativa akomodimi:

Bed & Breakfast
Akomodim, mëngjes dhe akses i plotë në SPA, me çmime konkurruese për qëndrime 3 ose 4 ditore.

💥 Bed Breakfast
Akomodim + Mengjes + SPA
3 Ditë / 2 Netë – 82euro/person
4 Ditë / 3 Netë – 111 euro/person

Full Board
Një koncept i plotë pushimi që përfshin akomodimin, tre vakte ditore, pije gjatë vakteve dhe shërbime wellness, duke garantuar rehati dhe qetësi gjatë gjithë qëndrimit.

3 Ditë / 2 Netë – 132 euro/person
4 Ditë / 3 Netë – 192 euro/person

Oferta përfshin një gamë të gjerë shërbimesh premium, si:

  • Akomodim në dhoma Double Deluxe

  • Gastronomi të kuruar me shije të përzgjedhura

  • SPA Center të kompletuar me pishinë të brendshme, jacuzzi, sauna dhe hammam

  • Muzikë live për atmosferë festive

  • Miniclub dhe animatorë për fëmijë

  • Late check-out, parkim dhe Wi-Fi falas

Në Grand Blue Fafa Resort & Spa, Festa e Pavarësisë nuk është thjesht një datë kalendarike, por një mundësi për t’u shkëputur nga rutina dhe për të shijuar momente cilësore pranë detit. Një ofertë e veçantë për një festë të veçantë, në një destinacion që ndërthur mikpritjen shqiptare me standardet moderne të pushimit.

Related Posts