Lajm i hidhur: Ndërron jetë pronari i Autopjesëve “Jehona”, Rasim Nimani nga Mitrovica
Një lajm i trishtë ka prekur sot qytetin e Mitrovicës. Është ndarë nga jeta Rasim (Ibrahim) Nimani, pronar i Autopjesëve “Jehona”, nga fshati Rekë i Mitrovicës.
Rasim Nimani ka ndërruar jetë sot, më 06.02.2026, në moshën 76-vjeçare. Ai ishte i njohur si një afarist i respektuar dhe kontribuues i çmuar në komunitet, duke lënë pas një emër të nderuar dhe kujtime të mira tek të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot, në varrezat e fshatit Rekë. Ceremonia mortore do të niset nga xhamia e Tunelit të Parë, pas namazit të ikindisë, në ora 14:39.
Familjarë, miq, kolegë dhe bashkëqytetarë i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Nimani për humbjen e madhe.
I ndjeri qoftë i mëshiruar nga Zoti. 🕊️























